Sejamini: PD nuk ka një program për de-oligarkizimin e shoqërisë, që të fitojë besueshmëri duhet të evidentojë problemet madhore

Sejamini: PD nuk ka një program për de-oligarkizimin e shoqërisë, që të fitojë besueshmëri duhet të evidentojë problemet madhore

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emision “Të Paekspozuarit” se  PD sot  nuk ka një program për de-oligarkizimin e shoqërisë. Duke vijuar shpjegimin e tij, Sejamini tha se kjo parti opozitare do të fitojë besueshmëri tek njerëzit  duhet të identifikojë problemet kryesore të shoqërisë.

Sot PD nuk ka një program për de-oligarkizimin e shoqërisë. Nuk ngre si problem lirinë dhe financimin e mediave. Nuk ka një identifikim të një problemi tjetër madhor, administratën publike. Nëse PD do të fitojë besueshmëri duhet të shkojë te këto probleme. Ai që vjen në pushtet, me një grusht njerëzish grabisin paratë dhe pronat publike. Njerëzit duan të dinë, a do të grabisni edhe ju (i drejtohet Luçiano Boçit) me të njëjtët persona kur të vini në pushtet?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy