Afera e AKSHI-t, Meksi: AKSIK i përfshirë me heqjen dhe dhënien e certifikatave të sigurisë (VIDEO)

Afera e AKSHI-t, Meksi: AKSIK i përfshirë me heqjen dhe dhënien e certifikatave të sigurisë (VIDEO)

Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se AKIK është përfshirë në aferën kriminale të dhënies së tenderave të AKSHI-t me heqjen dhe dhënien e certifikatave të sigurisë për shoqëritë dhe personat që konkurrojnë. 

 

Meksi solli shembullin e prishjes së një procedure të kompanisë Sinapse e cila në bashkëpunim me kompaninë ABS të Geron Meçes kishin fituar një tender. 

 

Komplikimi i parë është përfshirja e DSIK-së, sot quhet AKSIK që lëshon certifikatat e sigurisë. Por certifikatat e sigurisë i kishin të gjitha këto kompani në forma të ndryshme, për shkak se ishin kontraktorë me AKSHI-n. Atëherë bënin të kundërtën. Ia hiqnin atij që nuk i pëlqente. Këtë gjë kanë bërë në 2025. 

 

Është një rast unë e kam me letra dhe po e ndjekim me kujdes për të kuptuar të gjithë skenarin në detaje. Në prill maj 2025 një nga shoqërive që ishte partnere me kompaninë ABS të Geron Meçes, , iu njoftuar heqja e certifikatës pa asnjë motiv. Ndërkohë që kjo shoqëri ishte shpallur fituese së bashku me shoqërinë e Meçes në një procedurë të AKSHI-t . Duke qen se njoftimi i shkoi dhe AKSHI-t nga AKSIK-u. Kjo shoqëri ka fituar, ka dërguar dhe për të nënshkruar kontratën, ka 15 ditë që pret të firmoset kontrata. AKSIK ndërhyn në proces, i dërgon një shkresë AKSHI-t ku i bën një azhornim të listës së shoqërive me certifikatën CSI, e cila nuk ishte kriter i specifikuar në tender. Por AKSHI-i logjikon dhe thotë që e pamë listën e shoqërive me këtë certifikatë. Nuk figuron kompania SINAPS, Nuk njoftohen me heqje, por me listë të azhornuar. Kanë tentuar të jenë finokë. E prish procedurën se kanë rënë kushtet, edhe pse nuk ishte. AKSHI thotë se pse nuk ke CSI nuk ke as CSP. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy