Një video, ku shfaqen skena dhune masive mes disa refugjatëve azilkërkues në një qendër emigrantësh në Dortmund, po bën xhiron e rrjeteve sociale prej ditës së martë. Disa media të huaja kanë raportuar ngjarjen, ku nuk mungonte video në fjalë, dhe kanë shtuar se sipas policisë gjermane dhuna ekstreme ka nisur si pasojë e një konfrontimi verbal mes disa refugjatëve.
Nga pamjet filmike vërehet qartë se si burra e gra goditen me njëri - tjetrin duke përdorur ekskluzivisht karriget e dhomës së pritjes të një qendre për azilkërkues. Kaosi i krijuar kujton filmat e Wild West-it, ndërsa sipas autoriteteve disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Pavarësisht se jashtë rrezikut për jetën, njëri prej refugjatëve është dëmtuar seriozisht nga goditjet me karrige.



