Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin babë e bijë vriten në Zaporizhja

Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin babë e bijë vriten në Zaporizhja

Sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, i kanë marrë jetën një 50-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm 11 vjeç.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimës, u nxor nga rrënojat.

Mediat e huaja shkruajnë se sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, ka shkruar ai.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Ndërkohë në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm thuhet se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy