Ndeshja eliminatore e Shqipërisë në Leskovc të Serbisë me ekipin vendas, për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit përfundoi me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.
Në pjesën e parë në minutën shtesë Rey Manaj kaloi në avantazh kuqezinjtë, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes.
Pasi “shpoi” rrjetën ai bëri simbolin e shqiponjës me duar në fushë.
Kjo ndeshje ishte e teta mes dy ekipeve, ndërsa pesë fitore u shënuan të serbëve, dy barazime dhe fitorja e sotme ishte e para për Shqipërinë.



