Drejt përfundimit procesi i përzgjedhjes së drejtorit të BKH-së (VIDEO)

Drejt përfundimit procesi i përzgjedhjes së drejtorit të BKH-së (VIDEO)

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon fotot e kandidatëve për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas testimit për aftësitë fizike, ata i janë nënshtruar dy ditë më parë një testimi me shkrim, që ka për qëllim të vërë në provë aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Gjashtë kandidatët që shkojnë në finale do t’i nënshtrohen testit poligrafik dhe intervistës përfundimtare. Procesi përzgjedhës kryhet nga një komicion i posaçëm dhe monitorohet nga qeveria amerikane. BKH do të ketë funksion të ngjashëm me FBI-në amerikane.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy