
Një aksident ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, me flamurin e Panamasë, që ndodhet e ankoruar në Portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.
Paraprakisht mësohet se 24- vjeçari Avaz Yafarov, pjesë e ekuipazhit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Ambulanca ka mbërritur në kohë, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtojë



