Ermal Hoxha refuzon të japë dëshminë e tij pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në lidhje me akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës. Nipi i Enver Hoxhës është arrestuar në janar të vitit 2015, gjatë operacionit “Xibraku”, ku u zbulua laboratori modern i kokainës.



