Basha: Në Shqipëri më kollaj shitet hashashi sesa një tufë sallatë

Basha: Në Shqipëri më kollaj shitet hashashi sesa një tufë sallatë

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë takimi me banorët e Farkës, është shprehur se marrëveshja e 18 majit vendosi një standard demokracie, që e lidh fatin e politikanit me atë të qytetarit.

“Demokraci e vërtetë është kur qytetarët kanë në dorë politikanët, dhe jo e kundërta” tha Basha.

Ndërsa dhe një herë bëri të ditur se do të punojë për të luftuar kundër kanabisit dhe koncesioneve dhe gjithçka që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve.

“Nuk mbajti asnjë premtim. Thotë se ekonomia është e mirë sepse rrethohet nga ata të hashashit e të koncesioneve që kanë mbushur thasët me paratë e shqiptarëve. Me ata rri nga mëngjesi në darkë. Është gati të bëjë akrobacira, vetëm të mos merret me problemet dhe ato që ka premtuar. Më kollaj shitet hashashi në Shqipëri sesa një tufë sallate në Tiranë”, tha Basha.

Ndërsa më tej Basha ka bërë të ditur se programi i Partisë Demokratike, ka në fokus punësimin dhe ekonominë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy