Nxirret në shitje godina e CIA-s/ Gjinishi: Trump do të thyejë tabutë

Nxirret në shitje godina e CIA-s/ Gjinishi: Trump do të thyejë tabutë

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, për lajmin se Presidenti amerikan Donald Trump ka nxjerrë në shitje godinën e CIA-s, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për godinën e CIA-s por mbi 400 objekte federale dhe kjo vjen mbi vazhdën e strategjisë së Trump për të shkurtuar shpenzimet administrative.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se në këto objekte është futur dhe godina e CIA-s dhe janë të gjitha godina federale.

Sipas tij, është mentaliteti i Trump për të thyer të gjitha tabutë që janë menduar të paprekshme.

Kam përshtypjen se objekti i ri duhet të jetë më i vogël, në vazhdën e kursimeve të shpenzimeve administrative.

Në vazhdën e shkurtimeve, mendoj se do të ketë reduktim edhe të personelit të CIA-s.

Reduktimi vjen për tepricat, se ndonjëherë tepricat janë më penguese se ndihmuese.

Është mentaliteti i Trump për të thyer të gjithë tabutë që janë menduar të paprekshme.

Ai ka marrë përsipër ta bëjë Amerikën të madhe dhe çdo ditë do nxjerrë teza të agjendës së tij.

Ne duhet të mësohemi se ky President është kundër rrymës.

Para pak u njoftua një takim me liderët politikë Hamas me administratën e Trump dhe kjo tregon se është kundër rrymës.

Është diskutuar për disa pengje që janë në duart e Hamasit.

Por diskutimi mendoj se ka të bëjë se çfarë do të ndodhë tani pas armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Për më tepër që SHBA e kanë standard që nuk negociojnë me terroristë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy