Zgjedhja e Trampit, ja statusi që publikoi dhe fshiu pak sekonda më pas ambasadori francez në SHBA

Zgjedhja e Trampit, ja statusi që publikoi dhe fshiu pak sekonda më pas ambasadori francez në SHBA

Ambasadori francez në SHBA ka publikuar një status në rrjetet sociale në momentin kur rezultatet nisën të tregonin qartë se Donald Tramp po e fitonte garën presidenciale. Gerard Araud, një diplomat me përvojë që pritet të punojë me presidentin e ri, e fshiu pak më vonë statusin e publikuar.

“Pas Brexit-it dhe këtyre zgjedhjeve, çdo gjë është e munudr. Bota po shembet para syve tanë. Marramendje”, shkroi ai në “Tuiter”.

Ky qëndrim, edhe pse u fshi shpejt, vjen pasi presidenti francez, Farnsua Holland, e quajti rezultatin e zgjedhjeve si “paralajmërim për një epokë pasigurie”.

“E përgëzoj ashtu siç është e natyrshme të ndodhë mes dy krerë shtetesh. Këto zgjedhje amerikanë kanë hapur një epokë pasigurie. Kjo gjë kërkon një Europë të bashkuar, të aftë për të bërë zërin e vet të dëgjohet dhe të zonjën për të promovuar politikat e saj sa herë interesat apo vlerat i cenohen”, tha Holland.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy