
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot në rrjete sociale një njoftim mbi Aeroportin e Kukësit.
Më 15 korrik do të nisin fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, me destinacion Zyrihun dhe Stambollin, bën të ditur Rama.
Sipas kryeministrit, “ca miq thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”.
Ai shtoi se priten lajme të tjera nga ky front së shpejti. Më tej ai ka publikuar dhe një listë tarifash udhëtimi midis Kukësit dhe Zyrihut apo Kukësit dhe Stambollit, që siç duken, janë “low cost”.
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR



