Titullar në dy sezonet e fundit, lojtari njofton largimin nga Tirana

Titullar në dy sezonet e fundit, lojtari njofton largimin nga Tirana

Agustin Torassa nuk është më lojtar i Tiranës. Argjentinasi është largimi i madh i bardhebluve në këtë merkato të verës, pasi në dy sezonet e fundit me kryeqytetasit ka qenë një titullar i padiskutueshëm.

Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga Tirana. Në postimin e tij, Torassa shkruan se do të dëshironte që të kishte një fund tjetër, ndërkohë që më tej shton se është krenar që u bë pjesë e historisë së klubit.

“Mbërriti momenti më pak i pritur, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë tjetër, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që dëshiron ose imagjinon. Largohem me qetësinë që kam dhënë gjithçka. Faleminderit fansave për dashurinë dhe respektin si gjithmonë dhe secilit person, që ishte pranë meje gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj gjithashtu presidentin, që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vjet më parë. Do të më mungoni dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj të shihemi përsëri!”, shkruan Torassa.

Kujtojmë se 32-vjeçarit i skadoi kontrata me Tiranën në fund të sezonit që lamë pas dhe nuk u arrit një marrëveshje mes lojtarit dhe drejtuesve bardheblu për rinovimin e saj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy