Drafti i Kodit të ri Penal/ Spahiu: Për disa krime të rikthehet dënimi me vdekje (VIDEO)

Drafti i Kodit të ri Penal/ Spahiu: Për disa krime të rikthehet dënimi me vdekje (VIDEO)

Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ky grupim politik mbështet parimisht ndryshimet në Kodin Penal, megjithëse do të bëjë amendime që për disa krime të rivendoset dënimi me vdekje.

Po ashtu Spahiu tha se është represion ndaj qytetarëve që kanosen me burg dhe për shkelje të vogla, ndërsa me ndërhyrjen e krimit po i bëhen lëshime të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Në parim LZHK është që këto ndryshime duhet të bëhen por duke respektuar procedurat dhe grupet e interesit që secili të japë mendimet e veta i kishte ardhur koha të bëheshin disa ndryshime. 

Edhe LZHK sot nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë të ditur opinionin. Ne i mbështesin në parim ndryshimet në Kodin Penal. LZHK ka artikuluar sa herë ka pasur ngjarje kriminale të rënda, për rikthimin e dënimit me vdekje. Nuk është qëndrim i ri, por konstant. Në draftin e Kodit Penal kjo jo që parashikohet, përkundrazi krijon lehtësira për të burgosurit me burgim të përjetshëm. Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje në 1995, në momentit që është pranuar anëtare e Këshillit të Evropës se ishte kusht. Ne në mënyrë të vazhdueshme për ngjarje shumë të rënda për 3-4 vepra penale, të ekzistojë ky ligj dhe me ndërkombëtarët, në veçanti me Këshillin e Evropës, të paktën derisa Shqipëria të bëhet anëtarë e BE-së. Kjo nuk është marrë me seriozitetin e duhur. 

Janë rritur ngjarje të vogla, është represion ndaj qytetarëve që kanosen me burg dhe për shkelje të vogla dhe bëhen përpjekje për të liruar të burgosurit me burgim të përjetshëm. Në mënyrë të vazhdueshme opozita ka deklaruar se opozita është e lidhur me krimin.

Në parlament kemi element që janë të përfshirë në krime, kemi kryebashkiakë, anëtarë të Këshilla Bashkiakë, ministra dhe deputetë  që janë të lidhur me krimin. Ka arritur deri atje sa të diktojë dhe politikën. Kjo lehtësi që i bëhet të burgosurve me burgim të përjetshëm është ndërhyrje e krimit, se ata e dirigjojnë politikën. 

Do përgatisim amendimet tona. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy