Lufta i prishi planet, i riu rus kurorëzohen në Meksikë me vajzën nga Ukraina

Lufta i prishi planet, i riu rus kurorëzohen në Meksikë me vajzën nga Ukraina

Dy azilkërkues në SHBA, një ukrainase dhe një rus janë martuar në një ceremoni të vogël në qytetin kufitar meksikan të Tijuana. Ukrainasja Daria Sakhniuk dhe ruse Semen Bobrovski u martuan të mërkurën në zyrat e gjendjes civile meksikane.

Të dy kishin jetuar në Ukrainë para luftës, pohoi çifti për rrjetin televiziv Telemundo, dhe kishin planifikuar të martoheshin në Kiev.

Jam shumë i lumtur që takova disa njerëz shumë të mirë që mund të na ndihmonin të bashkohemi në këtë martesë këtu në Meksikë, në Tijuana”, tha Sakhniuk.

foto galeri

Pas ceremonisë, çifti festoi ditëlindjen e 27-të të Sakhniuk me një festë tradicionale meksikane “taquiza” dhe një bandë mariachi.

Sipas një njoftimi të ri nga këshilli i qytetit të Tijuana, ata kishin mbërritur në Meksikë dy javë më parë. Bobrovski nuk ishte në gjendje të kërkonte azil në SHBA, për shkak të masave të imigracionit që janë në dispozicion vetëm për qytetarët ukrainas që ikin nga lufta.

Tani që Bobrovski është martuar me një ukrainase, çifti shpreson të lejohet të hyjë në SHBA dhe të vendoset sërish në New York.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy