Itali, reduktimi i numrit të parlamentarëve bëhet ligj

Itali, reduktimi i numrit të parlamentarëve bëhet ligj

Parlamenti italian ka miratuar ligjin për shkurtimin e parlamentarëve.

Projektligji kushtetues që zvogëlon numrin e deputetëve në 400 nga 630 aktualisht dhe senatorët në 200 nga 315 aktualisht, u miratua përfundimisht në Montecitorio me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime.

Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota.

Kryeministri Giuseppe Conte ishte i pranishëm dhe zuri vend midis ministrave Bonafede dhe D'Incà.

"Projektligji kushtetues për të zvogëluar numrin e parlamentarëve është miratuar nga parlamenti, një reformë që prek kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Dhomave më të efektshme. Një hap konkret për të reformuar institucionet tona: për Italinë është një ditë historike”, shkroi kryeministri Giuseppe Conte në Twitter. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy