Zelensky: Evakuimi nga fabrika e çelikut i vështirë, numër i madh të plagosurish

Zelensky: Evakuimi nga fabrika e çelikut i vështirë, numër i madh të plagosurish

Presidenti Zelensky shprehet se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit dhe stafin mjekësor nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, pasi evakuimi i të gjithë civilëve përfundoi të shtunën.

Zyrtarët po përpiqen gjithashtu të evakuojnë forcat ushtarake që mbeten në vend, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele, me shumë pak ushqim, ujë ose furnizime mjekësore, tha presidenti.

Por ai pranoi se kjo ishte "jashtëzakonisht e vështirë". Zona e përhapur industriale, e cila është bërë një simbol i rezistencës ukrainase në një qytet që tashmë është pothuajse tërësisht i pushtuar nga rusët, është shkatërruar kryesisht, pas javësh të bombardimeve intensive ruse.

Familjarët e luftëtarëve presin me dëshpërim një plan për kalimin e tyre të sigurt.

"Të gjithë duhet të evakuohen," më tha Oksana, burri i së cilës është një luftëtar në uzinë, të shtunën. "Ka një numër të madh [luftëtarësh] të plagosur dhe të sëmurë."

Por zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund të shtojë sulmet e saj përpara Ditës së Fitores së Rusisë, për të shënuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, të hënën.

Rusia ka thënë se luftëtarët duhet të dorëzojnë armët e tyre. Ata thonë se nuk do të dorëzohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy