110 ditë nga sulmi rus/ Demiraj: Konflikti në Ukrainë bëri të mundur unifikimin e forcave në botë

110 ditë nga sulmi rus/ Demiraj: Konflikti në Ukrainë bëri të mundur unifikimin e forcave në botë

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 110, dhe forcat ruse vazhdojnë të intensifikojnë sulmet atje.

Për ish-ministrin e Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj, të ftuar në “MCN live”, kjo luftë solli unifikimin e vendeve perëndimore dhe jo vetëm, të cilat i dhanë goditje Rusisë nga të gjitha anët dhe në gjykimin e tij, Rusia nuk do të ketë më mundësinë e vazhdimit të këtij agresioni.

Rusia e filloi këtë operacion me 24 shkurt më synimin që të merrte gjysmën e territorit të Ukrainës dhe të ndërronte lidershipin e të largonte Zelenskyn, poashtu të shkatërronte industrinë ushtarake të Ukrainës. Por kjo duket se solli futjen e të tjerëve dhe bëri që të ndërronte objektivi ushtarak dhe strategjik i Rusisë dhe marrjen e pjesës lindore, dhe zgjerimin e objektivave në pjesën jugore, drejt Detit të Zi.

Aleatët, SHBA, Britania e madhe, etj, u shtuan dhe vlen të theksohet se pas 32 vitesh ky konflikt bëri që për herë të parë të unifikohen vendet e NATO-s kundër Rusisë.

Ky konflikt solli unifikimin midis vendeve perëndimore por gjykoj që ky unifikim, kjo forcë, kjo vendosmëri, në mbështetjen ushtarake dhe asistencën që i është dhënë Ukrainës, por edhe asistenca diplomatike dhe ekonomike kanë qene një paralajmërim i madh për Rusinë e cila nuk besoj që do të ketë mundësinë për të vazhduar me këtë agresion.

Në gjykimin tim, Putini, dhe zërat se ai është i sëmurë, që besoj janë të vërtetë, në të ardhmen, nuk do te jetë nën drejtimin e Rusisë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy