
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet supersfida e javës së 21-të mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Një sfidë mes dy rivalëve për vendet e para, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN TV.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juric, Stojanovic, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.
Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Maguette, Rrapaj, Taipi, Skuka, Cara.



