
Bitcoin e kaloi kufirin e vet të zakonshëm prej 10 000 dollarësh dhe pati rritjen e parë këto 15 muaj. Sipas të dhënave të Bitstamp të raportuara nga "Bloomberg" kriptovaluta është rritur me 5%.
Kriptovaluta më e njohur, i cila kishte arritur 19 500 dollarë në dhjetor të vitit 2017, ra në 3 100 dhjetorin e vitit të kaluar.
Sipas analistëve, kriptovaluta pritet të vazhdojë të ketë rritje, që pas njoftimit të Facebook për Libra-n, e cila pritet të qarkullojë në vitin 2020.



