Vdekja e Bedrie Lokës, gjykata lë në burg të shoqin: Kam vetëm një gabim. Në kërcënim nuk ishte nga unë

Vdekja e Bedrie Lokës, gjykata lë në burg të shoqin: Kam vetëm një gabim. Në kërcënim nuk ishte nga unë

Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Lokës, i arrestuar pas vdekjes së saj, ka dalë këtë të hënë para Gjykatës së Durrësit e cila caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndërsa rezulton i dënuar për vjedhje më parë, në seancën për masën e sigurisë, ai nuk ka pranuar që seanca të ndiqet me kamera dhe ka thënë se nuk është dakord me prokurorin e çështjes, Ilir Hoxha.

Avokati i tij Çlirim Hoxha kundërshtoi masën “arrest me burg” të kërkuar nga prokurori, duke kërkuar “detyrim paraqitje”, nën pretendimin se ndaj klientit të tij nuk ka prova.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve Xhemal Loka ka deklaruar se i ka thënë të shoqes të mos e vrasë mendjen për fotografinë e publikuar në Tik Tok.

Nga ana tjetër ka mohuar që të ketë mbajtur armë në banesë.

Nuk arrita ta kuptoj atë që do bënte. Ky është gabimi im. I kam kërkuar të mos shkojë të prindërit pa njërin nga fëmijët.

Nusja ime ka qenë në kërcënim, po jo nga unë. Debate kam bërë po kurrë të arrij puna ta dhunoj.

Një natë para diskutova që do iki në Greqi. Do të bëj një prokurë që të vish me dy fëmijët. Do rri deri në datën 10.

Më tha që mos ik pa ikur djali në Itali. I kërkova kudo të shkosh merr një nga fëmijët. Vetëm mos dil pa sqaruar problemin e fotos.

Vajza nuk ka qenë e pranishme në shtëpi. Ka qenë në shtëpinë e saj. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi.

Në deklarimet e datës 5 janar, vëllai i së ndjerës ka deklaruar në polici se motra është dhunuar disa herë fizikisht dhe kjo mund të ketë qenë shkak që e ka shtyrë që t'i japë fund jetës.

Edhe vëllai tjetër thotë e ka bërë këtë veprim si pasojë e dhunës dhe se marrëdhëniet bashkëshortore i kishin të këqija.

Vajza e çiftit Rozalinda ka pohuar se mes prindërve të saj ka pasur debate të vazhdueshme dhe se një ditë përpara ngjarjes nuk e lejonte të shkonte te nëna.

E reja ka thënë se ka bërë disa video dhe ja ka çuar motrës për ti treguar çfarë i bënte babai nënës.

Dyshimet janë se Xhemal Loka mund të largohej pas ngjarjes pasi iu gjetën 2800 euro me vete, por ai ka deklaruar se ato para i kishte për të mbuluar shpenzimet e funeralit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy