
Sizmiologolu Rrapo Ormeni ka folur përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV për lekundjet e tërmetit në Bosnjë Hercegovinë, lëkundje të cilat u ndjenë mbrëmë në të gjithë Shqipërinë. Ormeni tha se lëkundjet e tërmetit në Bosnjë janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë, por më shumë në pjesën veriore të vendit.
Ky tërmet karaktyerizohet nga magnituda 5.9 e shkallës rihter. Është ndjerë në një rajon të gjerë, është ndjerë më shumë në Shqipërinë veriore.
Është tërmet me thellësi 10 km, këto lloj tërmetesh kanë efekte ndjeshmërie më të madhe, është një tërmet karakteristik i kësaj zone që nis nga Kroacia, Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria.
Ky tërmet me magnitudë të konsiderushme është shoqeruar me 30 pasgoditje. Ato do vijnë duke u shuar. Pas Goditjet janë më të vogla dhe nuk ndihen në territorin e vendit tonë, janë karakteristikë për këtë zonë. Kjo zonë karakterizohet nga tërmete me magnitudë 5-6 ballë.
Ormeni tha se i gjithë Mesdheu është një zonë sizmike, por që forca dhe magnituda e tërmetit nuk është si e Unazës së Paqësorit. Ormeni përsëriti se nuk ka vend për pnik dhe se tërmeti si ai i 26 nëntorit ndodhin një herë në 100 vjet.
Mesdheu është një zonë sizmike, i cili është brezi i dytë tërmetor në botë. Por, në këtë brez ndodhin tërmete me magnitudë jo si në Unazën e Paqësorit. Në Greqi dhe Turqi në thyerjet e mëdha ndodhin tërmeti me magnitudë mbi 7.
Nuk ka vend për panik, edhe unë e ndjeve lëkundjen. Ishe ndryshe frika që shkaktori 26 nëntorit. Tek ne është krijuar ndjesia e frikës, por lëkundja kaloi dhe tërmeti që ndodhi në zonën e Durrësit ndodh një herë në 100 vjet.



