
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ku temë diskutimi është krimi në vend u shpreh se krimi ka hyrë në ekonomi dhe politikë dhe sipas tij prandaj kemi dhe zhvillim më të madh të këtyre akteve kriminale.
Ai tha se pavarësisht se në Shqipëri megjithëse kemi kaq krim dhe drogë, mungon një strategji, plan apo analizë për këtë problem.
Kur krimi gjen të tilla hapësira në ekonomi dhe politikë do ketë ngjarje të tilla. Nuk di që policia të ketë kapur kriminel apo të ketë zbuluar akte të tilla para se të ndodhin dhe në të gjitha këto raste nuk dimë raste të zbulimit të të ngjarjeve të tilla, ka dhe një qasje.
Policia në çdo moment dhe organet e rendit në çdo çast kanë për detyrë të hulumtojnë dhe zbulojnë krimin dhe kjo është puna më e rëndësishme. Çfarë rëndësie ka nëse disa persona përfshihen në një betejë dhe vriten.
Në Shqipëri megjithëse kemi kaq krim dhe drogë nuk kemi asnjë strategji asnjë plan apo analizë për krimin dhe drogën. Ne s’kemi një raport nga polica se cilat janë grupet kriminale, si po zhvillohet dhe si po luftohet.
Ne jemi në errësirë dhe presim derisa të ndodhë një vrasje dhe diskutojmë në studio televizive.



