Atentati/ Reagon Kryeministria: Albin Kurti ishte njoftuar nga Agjencia e Inteligjencës

Atentati/ Reagon Kryeministria: Albin Kurti ishte njoftuar nga Agjencia e Inteligjencës

Qeveria e Kosovës bën me dije se kryeministri Albin Kurti ka qenë i njoftuar se ndaj tij ishte planifikuar një atentat në vitin 2021. Kryeministria tha se Kurti është njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, por që “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në një reagim.

MCN TV publikoi më herët një dokument të nxjerrë nga hakerët iranianë, që mendohet të jetë hakuar nga email-i i ish-drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano.

Në dokument thuhet se i dyshuari kryesor është shtetasi shqiptar Prek Kodra, për të cilin thuhet se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperve. Po ashtu të implikuar janë edhe shtetasit Ismet Hoxha, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy