‘Ankaraja zgjodhi rrugën e sanksioneve!’ Kështu ka ironizuar sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis Turqinë pas një takimi që ka patur me ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas.
“Në samitin e fundit në i ofruam një zgjedhje shumë të qartë Turqisë, por për fat të keq duket se Ankaraja po zgjedh rrugën që çon në sanksione,”- tha Mitsotakis.
Më tej kryeministri i Greqisë deklaroi se vizita e ministrit gjerman në një kohë sfidash dhe se në këtë mënyrë akush nuk mund të jetë i kënaqur më zhvillimet e fundit në rajon.
“Ne i ofruam Turqisë një zgjedhje shumë të qartë në Samitin e fundit: Një partneritet i ri ose pasoja në rast se sjellja agresive vazhdon. Dhe duket se Turqia ka zgjedhur rrugën e dytë,”- tha kryeministri.
Ndërkohë në fjalën e tij ministri i Jashtëm gjerman indirekt i dha të drejtë Greqisë kur deklaroi se Turqia ka mbajtur një qëndrim provokues dhe po vepron ndryshe me atë që është rënë dakord.
“Kjo është arsyeja pse unë kam shumë mirëkuptim për faktin se në Greqi nuk ka vetëm bezdi, por acarim. Nuk është hera e parë që rruga që ishte vendosur ndërpritet përmes provokimeve turke,”- theksoi Haiko Maas.
Ai gjithashtu shtoi se vendimi i tij për të mos vizituar Ankaranë, siç ishte planifikuar fillimisht, pasqyron solidaritetin dhe mbështetjen që Greqia ka nga BE dhe Gjermania.



