
Italia është gjysmëfinalistja e dytë në Europian, pasi ka mposhtur ditën e sotme Belgjikën me rezultatin 2-1. Skuadra e Mancinit zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke realizuar dy gola në pjesën e parë, fillimisht me Nicolo Barella në minutën e 31 dhe më pas me Lorenzo Insigne në minutën e 44.
Për belgët shënoi Romelu Lukaku në minutën e 47, teksa shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Doku.
Pjesa e dytë ishte gjithashtu shumë e bukur, por munguan golat. Belgët iu afruan në disa raste, por pa sukses. Kështu Italia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Europianit, aty ku i pret Spanja, që më parë eliminoi Zvicrën pas penalltive.



