Jupiteri/ I vetmi planet që nuk orbiton rreth Diellit

Jupiteri/ I vetmi planet që nuk orbiton rreth Diellit

Jupiteri, planeti i pestë i sistemit tonë diellor, gjiganti masiv i gazit që mbron Tokën dhe planetët e brendshëm nga goditjet e mundshme katastrofike të kometave dhe asteroideve, është shumë më unik nga sa e keni imagjinuar ndonjëherë.

Gjigandi i gazit është aq i madh sa nuk orbiton rreth Diellit. Jupiteri është 2.5 herë më i madh se masa e të gjithë planetëve të tjerë në sistemin tonë diellor të marra së bashku.

Kjo do të thotë se ai është aq i madh saqë qendra e gravitetit midis gjigantit të gazit dhe Diellit nuk qëndron brenda Diellit, por një pikë në hapësirë, e vendosur pikërisht mbi sipërfaqen e Diellit tonë. 

Dhe ka një shpjegim krejtësisht racional për këtë. Kur një objekt më i vogël rrotullohet rreth një më të madh, trupi më i vogël nuk udhëton rreth atij më të madh në një rreth. 

Në vend të kësaj, të dy këto objekte orbitojnë një qendër “të përbashkë”' të gravitetit, që do të thotë se ata takohen diku në një qendër të përsosur.

Për shkak se gjigandi i gazit është shumë i rëndë, qendra e masës së tij me Diellin shtrihet saktësisht 1.07 rreze diellore nga qendra e Diellit. 

NASA shpjegon efektin: Gjigandi i gazit është aq i madh (përafërsisht 143,000 kilometra i gjerë) sa mund të gllabërojë të gjithë planetët e njohur në sistemin tonë diellor. Në fakt, rreth 1300 Toka mund të futen brenda gjigantit të gazit.

Qendra e gravitetit të planetit tonë qëndron aq afër qendrës së Diellit sa që ky efekt është i papërfillshëm. Si rezultat, objekti më i madh (Dielli) nuk duket se lëviz, ndërsa objekti më i vogël (Toka) rrotullohet rreth tij.

E njëjta gjë mund të thuhet për të gjithë planetët e tjerë në sistemin tonë diellor, si Mërkuri, Venusi dhe madje edhe Saturni; qendrat e tyre të masës me Diellin ndodhen thellë brenda vetë Diellit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy