Avokati i Popullit ka regjistruar rastin për të hetuar administrativisht veprimet e Policisë së Shtetit në zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të masës ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke vlerësuar nëse janë marrë masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat e subjekteve gjatë procedurave të arrestimit.
“Hetimi nuk ka të bëjë me faktin penal apo me domosdoshmërinë e masës, pasi kjo nuk është brenda mandatit tonë”, thotë Avokati i Popullit.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.
Meta akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.



