
“Emigrantët e shpëtuar nga anijet e drejtuara nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali”, ka thënë Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.
Ai ka akuzuar shpesh OJQ-të për nxitjen e trafikimit të emigrantëve. Në një intervistë për Corriere della Sera tha se këto OJQ nuk ishin më “të ligjshme”.
Salvini foli edhe për marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel se Italia shpreson ta zvogëlojë ngarkesën e saj.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga vendet afrikane, kanë arritur në Itali. BE raporton se numri i emigrantëve është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në 2015 por filloi sërish të rritet.
Disa shtete të Evropës Qendrore deri tani kanë kundërshtuar një skemë të BE-së për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.
Salvini ka postuar një imazh në rrjetin social "Facebook", duke treguar një nga anijet e shpëtimit, me hashtag # sclosetheports.
Mesazhi i tij lexonte: "Ndal mafien e trafikimit njerëzor: sa më pak që të largohet, aq më pak do të zhduken".

Italia është ankuar për mungesën e solidaritetit dhe qeveria e saj e re ka shkaktuar një krizë, pasi ajo kur nuk lejoi një varkë të mbushur me emigrantë, që të futet në portet e saj. Ishte Spanja ajo që pranoi t'i merrte ata pas disa ditësh në det.
Marrëveshja e Samitit të Brukselit parashikon krijimin e qendrave të sigurta për të marrë emigrantë në vendet e BE-së në baza vullnetare por nuk përcakton se ku.
Presidenti Emmanuel Macron i Francës, tha pas marrëveshjes se do të ishin në vendet ku mbërritën emigrantët e parë si Italia dhe Greqia, por jo Franca.
Italia këmbëngul se këto mund të krijohen kudo në BE.



