Përmes një thirrje drejtuar qeverisë serbe, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon kërkoi që të ndalet menjëherë pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.
Pas takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit shqiptarë në Luginë, ajo kërkoi që t’i jepet fund diskriminimit sistematik të tyre.
“Takim i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga Jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, shprehet ajo në platformën “X”.



