Visha: Shkarkimi i Veliajt, urdhër politik. Iu hoq e drejta për t’u dëgjuar (VIDEO)

Visha: Shkarkimi i Veliajt, urdhër politik. Iu hoq e drejta për t’u dëgjuar (VIDEO)

Avokati Saimir Visha e cilëson urdhër partiak vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Visha tha në studion e MCN se atij iu hoq e drejta për t’u dëgjuar, ndërkohë po shkelet hapur edhe prezumimi i pafajësisë.  

 

Ishte një urdhër partiak. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që pa e dëgjuar një person të merret një vendim i tillë. U shkel prezumimi i pafajësisë. Shpresoj që kjo të mos ndodhë në Kushtetuese. Tashmë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, është në Kushtetuese. Nuk ka asnjë ndalesë që zoti Veliaj të paraqitet në seancë. 

 

Presidenti duhet të veprojë si institucion. Për ata persona që janë dorëhequr ka një vendim të formës së prerë. 

 

Këto nuk janë një palë zgjedhje normale, por fituesi do të marrë pjesën e mbetur të garës. Në rastin Veliaj që nuk është shpallur fajtor, në rast se deklarohet i pafajshëm nga togat e zeza, do të krijojë një ngërç gjyqësor. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy