Varianti Delta paraqet dyfish rrezikun e shtrimit në spital

Varianti Delta paraqet dyfish rrezikun e shtrimit në spital

Njerëzit që infektohen me variantin Delta të koronavirusit kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital sesa ata që ishin infektuar nga varianti Alpha i cili u zbulua për herë të parë në Angli vitin e kaluar, tregoi një studim i së premtes.

Studimi, i bazuar në më shumë se 43.000 raste të njerëzve pozitiv kryesisht të pavaksinuar në Angli, e krahasoi rrezikun e shtrimit në spital me njerëzit e infektuar me Delta, dhe ata me Alpha.

"Analiza jonë nxjerr në pah se në mungesë të vaksinimit, çdo shpërthim i Delta do të imponojë një ngarkesë më të madhe në kujdesin shëndetësor sesa një epidemi Alpha", tha Anne Presanis, një nga autoret kryesore të studimit në Universitetit të Kembrixhit.

Studimi u bazua në rastet midis marsit dhe majit gjatë fazave të hershme të fushatës së vaksinimit të Britanisë kundër COVID-19, kështu që nuk ishte në gjendje të vlerësonte rrezikun shtesë të pranimit në spital për njerëzit e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Delta është të paktën 50% më infektive se varianti Alpha, i cili pushtoi spitalet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Krishtlindjeve dhe ka mutacione shtesë që e ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen imune.

Studimi, i botuar në revistën Lancet Infectious Diseases, ishte më i madhi deri më tani për të analizuar rastet e COVID-19 të konfirmuara nga sekuenca e gjenomit të virusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy