Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta përkëdhelë veten me një tjetër dhuratë, një Bugatti Centodieci që kushton 8.5 milion dollarë.
Kjo makinë është një prej dhjetë në total që ekzistojnë në të gjithë botën dhe është modifikuar për t’iu përshtatur nevojave të ikonës Portugeze.
35-vjeçari ka blerë tetë Ferraris, si dhe disa Rolls Royces, BMË dhe McLarens ndër vite, por këtë herë ka bërë një zgjedhje shumë më të rrallë dhe ekskluzive.

Sipas Corriere della Sera, Ronaldo vendosi të shtojë një tjetër xhevahir në koleksionin e tij.
Bugatti Centodieci ishte krijuar për të festuar 110 vjet që nga themelimi i prodhuesit francez me performancë të lartë.
Me një shpejtësi maksimale, e cila është e kufizuar në mënyrë elektronike, prej 236 mph, Ronaldo me siguri do të jetë zilia e çdo entuziasti modern të automjeteve.

Blerja e shtrenjtë vjen menjëherë pasi u zbulua se ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid kishte blerë gjithashtu një jaht luksoz të ri prej 5.5 milion.





