Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 28 viktima

Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 28 viktima

28 persona humbën jetën mes tyre gra dhe fëmijë dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, pasi  një autobus doli nga rruga në provincën Balochistan të Pakistanit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Wasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys.

Kryeministri Shehbaz Sharif shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen, duke u lutur për shpirtrat e të vdekurve. Ai urdhëroi gjithashtu autoritetet përkatëse për të ofruar ndihmë për të lënduarit.

Aksidentet rrugore me fatalitete të larta janë të zakonshme në Pakistan, ku masat e sigurisë janë të dobëta, trajnimi i shoferëve është i dobët dhe infrastruktura e transportit shpesh e rrënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy