
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në qytetin e Laçit, duke shkaktuar dëme materiale në një biznes.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.



