Xhadat/ Mungesa e subvencioneve në bujqësi është një nga arsyet e shpopullimit të fshatit

Xhadat/ Mungesa e subvencioneve në bujqësi është një nga arsyet e shpopullimit të fshatit

Edi Rama në një takim me fermerët shpreht se: Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milion euro që mund të shkojnë dhe një miliard në rast se konsumohen. Nëpërmjet Bankës së Shqipërisë përmes bankave të nivelit të dytë. Ku të gjithë mund të shkojnë të marrin kredi ku janë me garanci nga shteti dhe ku normat e interesit janë shumë më të ulëta se bankat e nivelit të dytë. Për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje. Një dosje. Për t’iu drejtuar bankës dhe për të thënë se çfarë plani kam unë dhe ja pse kjo do të sjellë fitim. Këtu ka një mangësi që ne nuk po e adresojmë siç duhet që është pushteti vendor. Duhet të jemi shumë më aktivë në bashkëpunimin me fermerët për të adresuar këto financime.

 

E ndërsa muaj më parë në komisionin parlamentar deputetët nxorrën zbuluar ministrin e bujqësisë lidhur me skemën e financimit. Braçe dhe Eno Bozdo debatojnë me ministrin Salla në komisionin dhe nga debati del që ministri nuk ia ka idenë fare skemës së financimit në bujqësi.

 

Ndërsa Xhadat kanë  vajtur në këtë fshat për të tjera probleme një fermer i takon dhe iu kërkon ta ndjekin për tek sera e tij. Kam shumë nevojë tmë dëgjoj dikush iu tha.Është trumpetuar me të madhe se  fermerët janë ai kontigjent që përkrahen nga qeveria dhe do të mbështeten në vazhdimësi. Por në fakt është komplet e kundërta. Mjafton që të largohesh vetëm pak nga bulevardi Dëshmorët e Kombit ku është edhe selia e qeverisë ku bëhen edhe mbledhjet e saj.  Në fshatin Boçovë të Komunës Levan në Fier takohen me fermerin Julian Metushi. Ai iu tregon për kalvarin me probleme që përballet në punën e tij. Ai është një fermer i pajisur me Nipt dhe ndihma nga qeveria duhet të jetë e vazhdueshme. Ai thot se askush nuk interesohet apo do tja dij për të. Shumë herë produktet kanë përfunduar në plehra dhe ska marrë asnjë ndihmë. As treg, as subvencionim, as rrugë asgjë prej gjëje nuk ka marrë. Ai shprehet se tashmë kam ngec në këtë gjë. Investimin e kam bërë të gjithin vetë dhe do vij momenti që të lë gjithçka. Nga planet e xhiruara brenda në serën e tij prej një hapsire shumë të madhe vetëm gjysma është e mbjellë pasi gjysmën e saj e hodhi në plehra para pak kohësh prej ngricave. Askush nuk përgjigjet për këtë veç meje.

 

Ndërsa lëviznin nëpër fshat shohin një tjetër fermer i cili është duke punuar tokën me traktor. Natyrshëm iu lind dëshira ti afrohemi për ta pyetur se çfarë pasojash ka lënë lufta e fundit në Iran tek ai. Por përgjigja i befason kur iu tregon se me çfarë çmimi blenë naftën për të punuar.

 

Sot në mëngjes e kam blerë me 200 lekë litrin. Jo vetëm që nuk na kanë dhënë lekë për naftën por na kanë thënë se këtë vit nuk do ketë skemë. Unë jam me Nipt fermeri dhe askush nuk interesohet për ne. Edhe kur bëhen mbledhjet neve nuk na lajmërojnë. Ndoshta kan ngec apo ndoshta nuk munden të bëjnë gjë tjetër këta njerëz, por e sigurtë është që nuk do të jenë aty edhe për shumë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy