Policia franceze ka arritur të arrestojë të plagosur të dyshuarin mbi sulmin e ndodhur ndaj ushtarëve mëngjesin e sotëm, në rajonin periferik Levallois-Perret të Parisit.
Burime zyrtare të autoriteteve franceze të sigurisë bëjnë me dije se i dyshuari është neutralizuar duke u plagosur dhe më pas është ndaluar në autostradën A16 teksa lëvizte nga Parisi në drejtim të Calais në veri të vendit.
Në sulmin e mëngjesit u plagosën gjashtë ushtarë nga të cilët tre janë në gjende të rëndë.
Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, ka njoftuar se sulmi ishte kryer me vetëdije dhe sipas informacioneve që kanë dhënë burimet ushtarake është vlerësuar se sulmuesi ka qenë i vetëm.



