Ministri francez i përgjigjet Trump: Zelensky është hero, Putin diktatori i vetëm

Ministri francez i përgjigjet Trump: Zelensky është hero, Putin diktatori i vetëm

Diktatori i vetëm në këtë luftë është Putin. Zelensky është një hero”, tha ministri francez përgjegjës për Evropën, Benjamin Haddad, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është një “diktator pa zgjedhje”.

Haddad konfirmoi gjithashtu se Emmanuel Macron do të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

“Macron do të mbajë zërin e evropianëve dhe të thotë se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ta”, u shpreh Haddad, i cili shtoi se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët.

Ministri tha gjithashtu se mbështetja e Evropës për Ukrainën është “më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy