
Franc Ibrahimi, këngëtari pjesëmarrës në ‘X Factor’, rrëfeu për shikuesit e programit “Zgjohu me MCN”, faktin se si nisi rrugëtimi i tij në këtë kompeticion muzikor.
Ai e cilësoi si një eksperiencë mjaft të veçantë, pjesëmarrjen në X Factor.

Pas x-Factorit e shikoj më një tjetër sy tani që ka mbaruar, e shikoj më me gjakftohtë. Gjithsesi në fund e kujtoj si një eksperiencë të lezeqme. Mësimi që unë nxora do thoja se ishte kënaqur në skenë për aq kohë sa të jepet mundësia ta bësh.
Kam pasur pritshmëri, por për aq sa zgjati, ishte e mrekullueshme.
Momenti më i vështirë ishte kur u eleminova, dhe momenti më i mirë ishte PO-ja në fazën e Vilave, sepse ajo ishte faza ku bëhej eliomii më i madhe dhe ishte më i rrezikuara sesa fazat e tjera, pastaj eliminimet tjetra në netët live, vinin më vonë.
Këngëtari i muzikës rok, thotë se do të qëndroj besnik këtij zhanri muzikor, së bashku me grupin e tij muzikor.
Jam rritur në Vlorë, roker vlonjat, ka nisur dëshira më muzikën si e i vogël. Ndryshimi ka ardhur gradualisht, ishte një periudhë puberteti që ndryshoi ngjyra vokale por që pastaj ngjyra e sotme ka ardhur gradualisht.
Ura lidhëse me muzikën rok ka qenë im atë, me muzikën që ka dëgjuar kur ka qenë i ri. Ai ka studiuar në Francë dhe muzikë që ka dëgjuar atje e ka bërë që të shpërngulet paksa nga muzika shqiptare dhe të përshtat më shumë me muzikën rok, dhe ajo ka ndikuar shumë te formimi im muzikore.
Formimi më pas i grupit “Underground band” erdhi me dëshirën për tu marrë më muzikë rok dhe jam gjithmonë më atë energjinë për tu marrë më muzikë pak më të fortë më energjike për tu dëgjuar nga muzika e brezit tim, gjeta shoqërinë e duhur dhe më të njëjtën energji u bëme bashkë.
Pres që të krijojë raportuarin tim, këngët e mia, dhe në skena pak më të mëdha se niveli i skenave në Shqipëri, sepse e kemi pak mangësi këtë.
Mendoj se do të jem edhe pjesë e festivaleve.



