
Mbrojtja dhe siguria janë në fokus të projektbuxhetit të Kosovës për vitin e ri 2024. Deklarata u bë nga kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kuvend.
Kreu i qeverisë ka theksuar se përveç rritjes së mjeteve do të rritet edhe numri i ushtarëve dhe policëve.
Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, do jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë për çka kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë se aktualisht. 153 milionë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë për MPB. Ushtrisë sonë që ia kemi rritur buxhetin prej kur kemi ardhur në pushtet, do t’ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë më 2024, kurse Policia jonë vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të rinj dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale”.



