Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontrollin e banesave dhe pronave të disa personave në kuadër të hetimeve për dosjen e Portit të Limionit në Sarandë.
Mësohet se në kuadër të hetimeve për pronat e ushtrisë janë kryer 6 kontrolle dhe sekuestro provash.
Mes tyre, kontrata, dokumente dhe telefona.
Bëhet me dije se personat që po kontrollohen janë Genard Kastrati, administrator i Marina Bay Saranda; Artan Dulaku, aksioner i kompanisë; Bardhyl Kollçaku, ish-gjenerali i ushtrisë në kohën e firmosjes së kontratës dhe 3 persona të tjerë ende të pa identifikuar.



