Kantautori amerikan Jimmy Buffett, i njohur për hitin e tij të viteve 1970, Margaritaville, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.
“Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do të mungojë pa masë për shumë njerëz.
Shkaku i vdekjes së Buffett nuk është dhënë, por kishte qëndruar disa kohë në spital muajt e fundit.
Buffett lindi në shtetin amerikan të Mississippi-t, por u rrit në Alabama përpara se të transferohej në Nashville, Tennessee. Ai punoi për revistën muzikore dhe argëtuese Billboard, me ëndrrën për t’u bërë këngëtar i njohur.
Më vonë u transferua në Florida, ku ndihmoi në krijimin e zhanrit tropikal rock, i cili më vonë do të bëhej më i zakonshëm falë artistëve si Jack Johnson.
Buffett bëri përparimin e tij muzikor me albumin e tij të vitit 1977 Changes in Latitudes, Changes in Attitudes, i cili përfshinte këngën Margaritaville, e cila shijoi 22 javë në tabelën e Billboard Hot 100.
Hitet e tjera të tij përfshijnë Fins, Come Monday dhe Son of a Son of a Sailor.
Këngët e tij u shndërruan gjithashtu në një muzikal, Escape to Margaritaville, i cili bëri debutimin e tij në Broadway në 2018.
Pasuria e tij neto u vlerësua nga Forces në 1 miliard dollarë, sipas shifrave të publikuara këtë muaj.



