
Ledion Liçi është një nga ata barinj që ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të veçantë dhe të ruajë traditat e tij, duke i dhënë një dimension modern përmes rrjeteve sociale.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, thotë se teksa merret me blegtori, ka bërë një hap të guximshëm duke pasqyruar jetën e tij të përditshme në TikTok, për të transmetuar jetën e vërtetë të një bariu në fshat.
Po tani çdokush duhet të marrë drejtimin e vet, se nuk do rrimë pa punë fare. Ne zgjodhëm të punojmë normalisht me blegtori, por me vonë nuk i dihet.
Nga këto lloj paragjykishesh se pse punon, mua nuk më bëjnë përshtypje më sepse secili do punojë dhe s’duhet të ketë asnjeri paragjykime. Puna jonë është shekullore me traditë.
Unë transmetoj jetën reale në TikTok, dhe kjo nuk do të thotë se duhet të ketë përbuzje
Ledioni tregon se nuk ndjehet aspak i turpëruar për këtë, përkundrazi, është krenar për punën që bën dhe mesazhin që përcjell.
Unë zgjodha të pasqyroj jetën time të përditshme ose djalin e thjeshtë nga fshati, thjesht kjo ka qene synimi im dhe pjesa e mesazhit, nuk e bëj për turp.
Synimi im ka qenë që të tregoj jetën e thjeshtë, që të mos kem asnjë hezitim për atë që bëj.
Një tjetër detaj interesant është se Ledioni nuk ka prerë flokët që në vitin 2009, një veprim që ndoshta reflekton një pjesë të identitetit të tij, i cili lidhet ngushtësisht me traditat dhe jetën e fshatit.



