Rikthimi i vizave/ Ambasadori gjerman Zingraf: S’kam asnjë koment (VIDEO)

Rikthimi i vizave/ Ambasadori gjerman Zingraf: S’kam asnjë koment (VIDEO)

Vendet e Ballkanit Perëndimor po rrezikojnë lëvizjen e lirë si pasojë e kërkesave të larta për azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e paligjshëm në këto shtete.

Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza.

Në këto raste janë përfshirë edhe udhëtimet nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Përballë shifrave, Gjermania i sugjeron Komisionit Evropian që opsioni i pezullimit të liberalizimit të vizave të jetë real.

Ne pajtohemi në përgjithësi me përfundimet e paraqitura në raport. Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak nga vendet e treta, COM sipas mendimit tonë duhet të theksojë se nxitja e mekanizmit të pezullimit të vizave është një opsion i vërtetë.

Ndërkohë, i pyetur nga MCN, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, tha se nuk kishte asnjë koment rreth lajmeve të publikuara.

Nuk mund të jap asnjë koment sepse deri tani nuk kam asnjë informacion dhe për këtë duhet të presim derisa të na vinë informacionet e sakta.

Udhëtimi pa viza shihet nga Komisioni Evropian si një “arritje e rëndësishme” në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe ish-shteteve sovjetike. Ndërkohë, Franca është një nga vendet që është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, paraqet rrezik për migrim ilegal në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy