Kanë nisur të grumbullohen qytetarët që do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Rithemelimi sot në orën 17:30.
Policia ka vendosur një perimetër sigurie përreth Kryeministrisë ndërsa është bërë me dije se rreth 1100 forca janë në terren.
Nga selia e PD-së do të nisen drejt bulevardit, Flamur Noka, Gazment Bardhi të cilët do të drejtonë këtë protestë, deputetët e tjerë si dhe qytetarët.
Kreu i PL-së, Ilir Mieta nuk do të jetë pjesë.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar një numër i konsiderueshëm kamerash për të monitoruar ngjarjet që do të ndodhin.
Policia i ka dhënë opozitës një afat prej 4 orësh për protestën.



