Lufta në Ukrainë, 29 gazetarë të vrarë në 3 muaj konflikt

Lufta në Ukrainë, 29 gazetarë të vrarë në 3 muaj konflikt

29 gazetarë janë vrarë gjatë detyrës përgjatë tre muajve të luftës në Ukrainë.

Në total janë kryer 280 krime kundër medias. Shifrat janë publikuar nga agjencia Ukrinform, duke cituar një monitorim të Institutit të Masmedias të Ukrainës.

Deri më 24 maj, nëntë gazetarë janë plagosur dhe të paktën 15 janë zhdukur. Midis tyre është Dmytro Khilyuk, i cili u zhduk në rajonin e Kievit gjatë pushtimit rus.

Gjatë pushtimit, rusët sekuestruan një sërë redaksish, ku u bllokuan të paktën 113 media.

Numri i kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike ndaj gazetarëve dhe mediave po rritet gjithashtu.

"Nëse në fillim rusët kërcënonin fizikisht, (ata shkonin në shtëpi te gazetarët ose të afërmit e tyre), tani preferojnë ta bëjnë këtë në internet". thuhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy