Finalja e Conference Ligue mes Romës dhe ekipit holandez të Feyenoord, e parashikuar për t’u mbajtur më 25 maj, për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço, policia shqiptare do të përballet me sfidën e parë kombëtare për menaxhimin e huliganëve me standardet e UEFA.
Ai tha për MCN Live se UEFA ka standarde të tjera sigurie si i menaxhon tifozët dhe si ka përplasje, kanë filluar trajnimet prej kohësh.
Kam folur me drejtuesit e policisë që të këshillojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të tregojnë qytetari, mikpritje se mund të jenë edhe të pirë.
Po fillove me mos më ngri zërin, keqkuptohen gjërat dhe mund të ketë degradim të situatës. Vigjilenca është shumë e lartë, policia po merret me masat me federatën dhe UEFA por të gjitha organet ligjzbatuese po veprojnë.
Disa agjenci europiane shkëmbejnë informacione në këto lloj eventesh. Janë të minimizuara për shkak të shumë aspekteve të organeve partnere, është përllogaritur dhe analizuar dhe çdo pjesë rreziku.
Sipas tij, policia po trajnohet për të pasur qasje tjetër, por tha se duhet të punojë edhe në përditshmëri për të pasur këtë standard.



