Afera “Partizani”/ Berisha refuzon paraqitjen në gjykatë, 1 javë seancë. Ish-kryeministrit dhe Bektashit i ndalohet dalja jashtë vendit (VIDEO)

Afera “Partizani”/ Berisha refuzon paraqitjen në gjykatë, 1 javë seancë. Ish-kryeministrit dhe Bektashit i ndalohet dalja jashtë vendit (VIDEO)

Sipas dosjes së SPAK dhe vendimit të gjykatës, biznesmeni Fatmir Bektashi ka korruptuar Jamarbër Malltezin e më pas Sali Berishën. Malltezi e Berisha akuzohen për korrupsion pasiv, ndërsa biznesmeni me pasaportë gjermane për korrupsion aktiv. “FactCheck” sjell kronologjinë e dosjes për të cilën ish kryeministrin e quan një proces politik. Edhe 1 javë pas këtij vendimi Berisha refuzon të përballet me drejtësinë.

Pasditen e së shtunës, më 21 tetor 2023, teksa priste bashkëshorten e tij të vinte nga Gjermania, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi do të arrestohej në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

“FactCheck” sjell pamjet se si 4 oficerë policie të veshur civil e shoqërojnë Malltezin deri tek një furgon në shesh-parkimin e aeroportit.

Ky arrestim ishte urdhëruar nga Gjykata e Posaçme e cila më 16 tetor administroi një kërkesë të SPAK për caktim mase sigurie.

Veç Malltezit, SPAK rezultoi se kishte vënë në hetim për herë të parë ish-kryeministrin Sali Berisha e po ashtu dhe ortakun e Malltezit, ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Edhe pse zyrtarisht GJKKO dhe SPAK nuk kanë bërë publik fashikullin hetimor “FactCheck” ka mundur të sigurojë dosjen prej 200 faqesh në të cilën SPAK thotë se Berisha ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv, dhëndri i tij veprën penale të korrupsionit e të pastrimit të parave njësoj edhe me ortakun e tij Bektashi.

E teksa gjykata mundi që pas 48 orësh të verifikojë kushtet e ekzekutimit të masës për Malltezin dhe Bektashin, e kundërta ka ndodhur me ish-kryeministrin.

Zoti Berisha e ka denoncuar vendimin dhe procesin si politik e po ashtu antikushtetues. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, por së pari duhet gjykata të anulojë shkeljen.

Ky pretendim u materializua në dyert e Gjykatës së Posaçme nga avokatët Sokol Mëngjezi dhe Genci Gjokutaj, çka solli shtyrjen me 24 orë të seancës më datë 24 tetor.

Kur gjithçka ishte planifikuar të niste në ora 14:30 të datës 25 tetor, dy avokatët kërkuan nga gjykata që kjo çështje të dërgohet në Kushtetuese.

Gjyqtarja Irena Gjoka e ka refuzuar këtë kërkesë duke vazhduar seancë, por këtë herë jo me avokatët Mëngjezi dhe Gjokutaj pasi ata ishin larguar, por me avokatin e caktuar kryesisht shtetasin Artan Simoni.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy