
Do te vijë nën mbizotërimin e masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës i gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje.
Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit paraqiten nën dominimin e motit të kthjellet dhe të ftohtë ku temperatura më të ulëta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit.
Ndërsa si pasojë e zhvillimit të një cikloni të fuqishëm në brigjet veri-verilindore me ndikim deri në qendër të Evropës do të diktojë mot të paqëndrueshëm në këto rajone ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante.
Më problematike situata paraqitet në Skandinavi dhe Evropën Lindore pasi reshjet e dëborës do të jenë të konsiderueshme.



