
Prej tre ditës në Tiranë po mbahet konferenca antikorrpsion e qeverisë Rama, e cila sipas analistit Ilir Kalemaj, lë shumë për të dëshiruar.
I ftuar në “MCN live”, Kalemaj ngre pyetjen se ndaj kujt po e bëjnë këtë konferencë, ndërkohë që korrupsionin në vend, e bëjnë vet pushtetarët, administrata, e jo qytetarët.
Sipas tij, edhe pse është promovuar si fakt antikorrupsioni futja në përdorim e digjitalizimit të shërbimeve online, Kalemaj, thotë se kjo nuk mjafton sepse pikërisht është qeveria ajo e cila ka fryrë administratën me punësime nepotike, prej 185 mijë të punësuar.
Shqipëria vazhdon në të gjitha raportet e korrupsionit , të jetë e etiketuar në raport me korrupsionin. Për të evituar korrupsionin në zyrat shtetërore, është hapur shërbimi online e-albania, e cila ka bërë që të përmirësohen ndjeshëm korrupsioni në zyrat shtetërore dhe shërbimet administrative, porse kjo nuk mjafton dhe ngelet të mattë nga Transparency Internacional. Mbetet dramatik korrupsioni shtetëror i tenderëve, i koncesioneve, korrupsioni kur për të njëjtën rrugë shpenzohen mijëra shifra, kur kostoja e rrugëve gjetkë është 10 herë më i ulët se në Shqipëri.
Ngre pyetjen kundër kujt bëjnë këtë konferencën antikorrupsioni, e gjitha është show, korrupsionin nuk e bëjnë gazetarët, akademikët, qytetarët, korrupsioni bëhet nga zyrtarët, nga pushtet mbajtësit, kujt i bëjnë ata leksion, vetes, ata duhet të tregojnë llogaridhënie, dhe të zhdukin korrupsion.
Digjitalizimi ka reduktuar korrupsionin e vogël nëpër zyra, por kjo nuk mjafton. Nga ana tjetër qeveria ka fryrë administratën, me punësime nepotike, militariste, prej 185 mijë të punësuarish, duke marrë jo të aftët në punë, por të bindurit politik. Kështu që në këtë sens, unë nuk shoh ndonjë gjë pozitive në luftën kundër korrupsionit.



